4.4 C
Mitrovice
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img

Ish këshilltari i Thaçit: Udhëheqësit e UÇK’së do mbrohen nga Qeveria e Ramës, kjo e Kosovës i ka braktisur

Ish këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ka cilësuar fitoren e Edi Ramës si arritje e madhe kombëtare, pasi sipas tij Qeveria e Shqipërisë do i mbrojë udhëheqësit e UÇK’së që janë në Hagë, shkruan Gazeta Metro.

Behramaj, tha se Qeveria në krye me Edi Ramën nuk do i braktis udhëheqësit e UÇK’së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, pasi Qeveria i Kosovës i ka braktisur.

‘’ Udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës, së paku nuk do të jenë të braktisur nga Qeveria e Shqipërisë, ashtu siç i ka braktisur dhe po i lufton politikisht lidershipi i ri institucional i Kosovës’’, shkroi Behramaj,

Ai shtoi se Ramës iu desh t’i mësojë se mbrojtja publike e vlerave të luftën nuk ka të bëjë me ndërhyrje në drejtësi.

Ky është postimi i plotë:

”Në mungesë të mbështetjes së krerëve të rinj të institucioneve të Kosovës për luftën e UÇK-së, fitorja e Edi Ramës është e arritur e madhe kombëtare. Udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës, së paku nuk do të jenë të braktisur nga Qeveria e Shqipërisë, ashtu siç i ka braktisur dhe po i lufton politikisht lidershipi i ri institucional i Kosovës.

Edi Rama u dashtë sërish t’i mësojë që mbrojtja publike e vlerave të luftës dhe përmendja e emrave nuk janë sakrilegj dhe kurrfarë ndërhyrjeje në procesin e drejtësisë!”/gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT