Sipas Shkelzen Gashit, “pjesëtarë” të qeverisjes së re, që ai e quan “regjim i ri”, nisën ta fajësojë popullin, pas rëndimit të gjendjes në Kosovë nga virusi.
Shkelzen Gashi, dikur këshilltar dhe bashkëpunëtor i Kurtit, thotë se “regjimi i ri”, pra qeverisja e Vetëvendosjes, filloi ta akuzojë popullin, pas rritjes enorme të infektimeve me Covid-19 në vend.
Situata e tanishme, Gashit ia kujton poezinë e poetit gjerman, Bertolt Brecht. Aty poeti thotë se pas kryengritjes së punëtorëve në Gjermaninë Lindore, qeverisja e saj staliniste, ishte hidhëruar me popullin dhe populli tani duhej të bënte shumë përpjekje, të ta rimarrë besimin e qeverisë.
Poezia që ai e ka shpërndarë, thotë kështu:
Mbas kryengritjes më 17 qershor
Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve
shpërndau fletushka në Stalinallee
që thoshin se populli
e kishte humbë besimin e qeverisë
dhe mund ta kthente veç
me përpjekje të dyfishueme.
A s’kish me qenë ma lehtë
n’atë rast që qeveria
ta shkarkonte popullin
dhe ta zgjedhte nji tjetër?



