Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Rahovecit, Bejtullah Deliu pretendon se një 51 vjeçar i ka “kidnapuar” fëmijën e tij 10 vjeçar.
Në një postim në Facebook ai ka treguar gjithë “tmerrin” që sipas tij fëmija e tij ka kaluar dhe traumën që ka marrë nga 51-vjeçari.
Sipas Deliut, 51 vjeçari e ka bërë këtë për shkak se 10 vjeçari së bashku me dy fmëijë të jerë kanë quajtur mjete piroteknike në oborr.
“Sot, përjetova një SHOK të papritur, djali im Orgesi më erdhi në shtëpi i traumatizuar si asnjëherë më parë,thjeshtë më është dukur sikur ka parë ndonjë përbindësh e duke ikur nga “ai”, nuk gjente forcë t’i shqiptojë fjalë nga goja,dridhjet e mjekrës e rrjedhja e lotëve nuk ndaleshin, thjeshtë pamje tmeruese. Për pak minuta duke e qetësuar,kuptoj se ai ishte maltretuar nga një 51 vjeçar me arsyetim së tre femijë të vegjël më gjuanin bombica plasëse në oborr, dhe më pas, me një gurralec ma thyen xhamin e kerrit”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje Deliu ka theksuar se 51 vjeçari e ka maltretuar fëmijën e tij duke e rrahur me kabllo për mbi një orë.
“Kjo ka mjaftuar që ai t’a “kidnapoj” Orgesin duke e mbyllur në oborr të tij (mbi një orë)derisa dy të tjerë i ikën nga duart, me atë “nervozë” mori guximin që t’a shtrëngojë për fyti (Orgesi duke tentuar të hypë nëpër murrë,spse derën e ka mbyllur “monstra”) duke ja lënë shenja, e duke e rrahur me kabllo, i gjithë ky maltretim në Orgesin 10 vjeçar-vetëm 10 ohh Zot! Uroj që organet kompetente të marrin shumë seriozishtë këtë rastë e t’a trajtojnë në mënyrë profesionale, ky “mosntrum” të vetëdijesohet në mënyrë që të mos pësojnë femijët e tjerë”, ka shkruar ai.
Deliu ka falënderuar edhe policinë e Kosovës për trajtimin e rastit, siç e ka quajtur ai “të shpejtë”.



