Tjetër goditje e rëndë për Skënderbeun.
Pas dënimit 10 vjeçar nga UEFA, korçarët kanë humbur gjyqin ndaj ish-futbollistit, Kaba Sambou, i cili është aktivizuar edhe në Kosovë me Trepçën ’89. Klubi korçar duhet t’i paguajë 64 mijë euro (plus 5% interesa) lojtarit.
Në total, Skënderbeu duhet të paguajë afro 90 mijë euro.
Në rast se kjo shumë nuk do të shlyet brenda 45 ditëve, atëherë merkatoja e Skënderbeut do të bllokohet nga FIFA. Klubi bardhekuq rrezikon t’i bllokohet merkato për tri sezone.


