Fiknete Bejta, ish-anëtare e AAK-së, ka reaguar në lidhje me dyshimet për vjedhje të votave brenda listës së kësaj partie. Ajo ka thënë se në vitin 2019, kur Bejta ankohej për dallavere me vota në dëm të saj, askush nuk reagoi për këtë punë.
Bejta ka treguar se kur ajo u ankua i thonin njëri me mision.
‘’A veç pse u dogjët ju tash po derdhni lot krokodilli për ”votat e vjedhura”?! Sot ju paska ra në mend që vota qenka mjet i shenjtë në demokraci!!! Sot nuk po u dëmtuaka imazhi i partisë?! Dje kur unë isha e goditur nga “komisionerët”, ju nuk reaguat por më quajtët njeri me mision’’, ka shkruar Bejta në Facebook.
Kujtojmë që për shkak të rinumërimit të votave, Meliza Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres së MPJ dhe nga AAK.
E zërat nga kjo parti për rinumërim të plotë votave është shtuar.
Edhe Albena Reshitaj, kandidate për deputete nga AAK, ka thënë se do të ishte e udhës të rinumëroheshin të gjitha votat.
Postimi i plotë i Bejtës pa ndërhyrje:
Pse të bësh zhurmë siç thoshit në 2019 për votën e vjedhur nuk paska qenë shërbim ndaj demokracisē?!
A veç pse u dogjët ju tash po derdhni lot krokodilli për ”votat e vjedhura”?! Sot ju paska ra në mend që vota qenka mjet i shenjtë në demokraci!!! Sot nuk po u dëmtuaka imazhi i partisë?!
Dje kur unë isha e goditur nga “komisionerët”, ju nuk reaguat por më quajtët njeri me mision.
Nuk gëzohem pse ju ka ndodhur juve kjo, por çuditem se si një mendësi e re si ju, me dëshirë për të zhvilluar subjektin tuaj siç po thuani, nuk luftuat në 2019 si po luftoni sot për t’i korigjuar “gabimet” e partisë atëherë.
Madje në 2019 nuk luftuat fare, por fatkeqësisht i duartrokitet të keqës që sot po e theksoni, e nëse do ta kishit luftuar të keqën dje e do kishit bërë luftë për votën e shenjtë, atëherë sot nuk do të kishit fare këtë brengë.






