12.6 C
Mitrovice
E premte, 18 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Ish-ambasadori amerikan mirëpret programin e Biden ku flitet për çështjen e Kosovës

Vijon fushata elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet presidenciale.

Në garë janë presidenti i tanishëm, Donald Trump dhe Joe Biden, ish-zëvendës president, i cili po garon për herë të tretë për president në emër të demokratëve.

Ky i fundit ka shprehur intetesim edhe për çështjen e Kosovës. E kjo gjë i ka pëlqyer ish-ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, të cilin e ka shprehur edhe përmes në postimi në rrjetin social Twitter.

“Ky dokument politik ka kuptim të përsosur. I gëzuar për të parë Joe Biden të kthehet në një politikë të ekuilibruar të Kosovës, bazuar në interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-ve në Ballkan”, ka shkruar Delawie.

Kujtojmë që ditë më parë, u publikua edhe një dokument i programit të kandidatit për president Biden, në të cilin flitej edhe për Kosovën e Shqipërinë. Gjegjësisht për planin e tij për një zgjidhje të dialogut Kosovë – Serbi./Indeksonline

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT