22.1 C
Mitrovice
E hënë, 23 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Isa Mustafa: Presidenti nuk do të propozohet tani, por kur t’i vjen koha

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se do të diskutojnë edhe çështjen e presidentin me Lëvizjen Vetëvendosje, por se propozimi i tij do të bëhet kur t’i vjen koha.

“Nuk e kemi në rend të ditës çëshjen e zgjedhjes së presidentit, por e kemi çështjen e zgjedhjes së qeverisë dhe konstituimin e Parlamentin. Ne konsiderojmë që të gjitha çështjet që do ta dalin gjatë kësaj periudhe katërvjeçare duhet diskutuar në Kuvend dhe Qeveri në mes të partnervë e dhe sigurisht diskutohet edhe çështja e presidentit.

Mustafa tha se për postin e presidentit duhet marrë vesh tani sepse nëse nuk bëhet atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

“Për këtë duhet ta bëjë partisë që i takon të propozojë dhe kjo nuk bëhet tani por në moment kut shpallen zgjedhjet për president. Tani për tani duhet të merremi vesh që ta kapërcejmë edhe sepse po nuk e bëmë në qoftë se nuk e bëjmë atëherë e kemi një bindje që pas një viti duhet të shkohet në zgjedhje të reja”.

“Pra nëse Kuvendi nuk arrin të gjejë presidentin atëherë në Kushtetutë pasojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme në një kohë prej 40 ditëve. Kjo është arsyeja që ne dhe Vetëvendosje dëshirojmë që të kemi vullnet të përbashkët që ne si partnerë të koalicionit të përkrahim të drejtën e një subjekti politik që nesër do ta bëjë propozimin e kandidatit për president të Kosovës”.

Mustafa u shpreh kundër fushatës ndaj një personi të caktuar për këtë post.

“Por assesi nuk duhet bërë fushatë se dikush personalisht dëshiron të bëhet president sepse është çështje të ardhmes, por që tani marrëveshjen tonë të mbërthejmë në mënyrë të duhur që asgjë të mos mbetet që nesër të paraqitet ndonjë rrezik të funksionimit të sinqertë të koalicionit”.

“Tani do të merremi vesh kujt i takon të propozojë kandidatin për të ardhmen, por kjo nuk do të propozohet tash por kur t’i vjen koha. Ndërkaq, tani këtë çështje duhet ta zgjidhim mes vete sikurse atë se kujt i takon një ministri, por pastaj se kush do të jetë në krye të saj është çështje tjetër”.

Mustafa tani tha që “në asnjë rast s’kam kërkuar të jem president i Kosovës, por në Zona Zgjedhore pati thënë se e ka dëshirë të bëhet president i vendit, por ka thënë se për momentin kjo nuk është tema kryesore në negociatat midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është dëshirë e veçantë që dikush ta mbyllë karrierën e vet politike në një përgjegjësi të tillë politike ndaj qytetarëve të Kosovës. Por as nuk mund ta bëjë veten president e as nuk do ta imponojë veten”, kishte thënë Mustafa në Klan Kosova.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT