Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se SHBA po e mbështet Kosovën edhe në kohë fushate.
Ai thotë se Amerika ia njeh vlerat qeversijes Hoti, dhe sipas tij letra e Presidentit Biden për njohjen e pavarësisë së Kosovës, janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë.
“SHBA përkrahin Kosovën edhe në kohë fushate. Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti. Njohja nga Izraeli, hyrja në fuqi e marrëveshjes për financim ndërmjet Qeverisë Hoti dhe SHBA-të, letra e Presidentit Bajden për njohjen e pavarësisë së Kosovës, janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.




