15.3 C
Mitrovice
E diel, 29 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

IPK jep informacione shtesë për misionin e saj studentëve të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) përmes Divizionit për bashkëpunim dhe informim ka realizuar shumë aktivitete në fushën e bashkëpunimit me qytetarët, duke prezantuar para tyre rolin, misionin dhe fushë-veprimtarinë e IPK-së.

Një aktivitet i tillë me temën “Inspektorati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në Kosovë”, është mbajtur sot me studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë në ndërtesën e këtij universiteti ku morën pjesë studentë të shumtë. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe zyrtarë të ICITAP-it amerikan si dhe stafit akademik i Universitetit “Isa Boletini” me përkrahjen e të cilëve është organizuar ky aktivitet.

Gjatë diskutimit të hapur me studentë për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, ankesat dhe procedurat për trajtimin e tyre, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë dhe rëndësinë e integritetit policor. Studentët morën informacione shtesë edhe për rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë si dhe për disa projekte të IPK-së duke përfshirë informacionet për “Linjën e kaltër”, numrin e telefonit pa pagesë (080003333). Vlen të theksohet se ky aktivitet është përcjellë me interesim nga studentët ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT