1.2 C
Mitrovice
E martë, 18 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Inspektorët e Mitrovicës së veriut asgjësojnë produkte me afat të skaduar, pezullojnë aktivitetin e disa subjekteve

Inspektorati komunal i Mitrovices Veriore në bashkëpunim me Inspektoratin sanitar në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë realizuar kontrolla rutinore në disa lokacione ku po zhvillohej aktiviteti i gastronomisë.

“Gjatë inspektimeve, janë identifikuar biznese ku kanë zhvilluar aktivitetin e gastronomisë pa siguruar kushtet elementare higjienike.

Në disa nga lokacionet, është bërë asgjësimi i produkteve ushqimore për shkak të afateve të skaduara si dhe në mungesë të dokumentacionit për prejardhjen e produkteve ushqimore”, thuhet në njoftimin e komunës.

“Disa nga lokacionet e inspektuara, i është pezulluar aktiviteti i punës deri në përmirësimin e kushteve të punës sipas sugjerimeve të inspektoratit.

Qeverisja lokale në Komunën e Mitrovicës Veriore, është e përkushtuar maksimalisht për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, përfundon njoftimi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT