Kujtim Zeneli është shembulli i një infermieri të përkushtuar dhe profesionisti që prej shumë vitesh shërben me ndershmëri në QKMF-në “Nexhat Çuni” në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Përkushtimi i tij ndaj pacientëve dhe përgjegjësia e lartë profesionale kanë bërë që ai të jetë ndër infermierët më të dalluar.
Gatishmëria për të ndihmuar në çdo kohë, përkushtimi ndaj detyrës dhe respekti ndaj kolegëve e bëjnë Zenelin një vlerë të çmuar për institucionin dhe për gjithë qytetin.
Me punën dhe përkushtimin e tij, Kujtim Zeneli vazhdon të nderojë profesionin e infermierit dhe të japë kontribut të çmuar për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Mitrovicës, dhe jo vetëm./Mitropol/



