3.2 C
Mitrovice
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Infektologu kosovar tregon se a duhet të ketë masa të reja kundër virusit

Masat e reja duket se nuk po japin efektin e duhur. Kjo pasi numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë, ani pse numri i rasteve të reja ka shënuar rënie të lehtë.

Përderisa këto masa janë të vlefshme deri më datën 13 të këtij muaji, ndryshimi i tyre mund të ndodhë para kohës së paraparë.

Në një prononcim për GazetaBlic, infektologu kosovar, Salih Ahmeti, ka thënë se gjithçka varet nga propozimet e institucioneve relevante dhe se grupi i ekspertëve duhet t’i bëjë analizat konkrete para se të marrin ndonjë vendim.



“Në momentin e parë që ftohemi për të analizuar situatën pandemike në vend, si infektologë do t’iu bashkohemi grupit të ekspertëve. Realisht, IKSHPK duhet t’i propozojë masat, nëse është e nevojshme e pastaj organet kompetente do të vendosin. Ajo që është e rëndësishme, secila masë duhet të analizohet”, tha ndër të tjera Ahmeti për GazetaBlic.

Në anën tjetër, Gazeta, ka tentuar disa herë të marrë një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me masat e reja potenciale, por me këta të fundit që kanë zgjedhur të heshtin.

TË FUNDIT

TË FUNDIT