23 C
Mitrovice
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Infektologu kosovar jep lajmin e mirë për koronavirusin



Infektologu Izet Sadiku, zëvendësministër i Shëndetësisë, përmes një postimi të bërë në Facebook, duke komentuar të dhënat e fundit nga IKShPK, thotë se dita e dytë që numri i të shëruarave është më i madh se numri i të infektuarve është lajm i mirë.

Ai shkruan tutje se kjo tregon se jemi në rrugë të mirë për menaxhimin e pandemisë COVID19.

Postimi i plotë:

Sot është dita e dytë që numri i të shëruarve është më i madh se numri i të infektuarëve.

Shenjë se jemi në rrugë të mirë për menaxhimin e Pandemisë COVID 19.

Sot është dita e 20 që nuk kemi asnjë rast pozitiv të të testuarëve në Karantinë në Qendrën e studentëve ku deri më tani 850 raste janë testuar.

Faleminderit të gjithë mjekëve, infermierëve, stafit ndihmës, policisë, vullnetarëve dhe të gjithë atyre që janë të kyçur në parandalimin e Pandemisë COVID19.

Falemnderim i veçantë për gjithë qytetarët e Kosovës të cilët me disiplinën e treguar gjatë këtyre ditëve po tregojnë kulturë dhe qytetari për tu admiruar dhe duke dëshmuat se vetëm së bashku do ta kalojmë edhe këtë sfidë për Shëndetin publik.


TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT