-0.5 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

Infektohet me koronavirus edhe ish-basketbollisti i njohur nga Mitrovica

Ish-basketbollisti i mirënjohur kosovar, Artan Mehmeti, ka njoftuar sot se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.

Artan Mehmeti i cili ka qenë njëri ndër basketbollistët më të mirë në basketbollin e Kosovës, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Ai këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, duke treguar se është vetizoluar. ”Miq, desha me ju njoftu që të Hënën kam rezultu në testin COVID-19 pozitiv. Kurse të Enjtën edhe gruja Afri dhe djali Anidi. Vajza Aja ka dalë negativ”, ka shkruar ai.

Artan Mehmeti ka pasur një karrierë të bujshme në basketbollin e Kosovës dhe jo vetëm. Më poshtë keni ekipet ku ka luajtur ai si dhe njoftimin e Facebook’ut.

1992-1995 Trepça ( Kosovë), 1995-1996 Shkendija (Macedonia), 1996-1998 Drita (Kosovë), 1998-2000 Wesminister warriors( Uk England), 2000-2004 Trepça (Kosovë) 2004-2006 Mabetex (Kosovë), 2006-2007 Peja (half season), 2007-2008 Kosova.

TË FUNDIT

TË FUNDIT