5.2 C
Mitrovice
E premte, 20 Shkurt, 2026

Infektiva në Kosovë e mbushur me pacientë, shumica mërgimtarë

Pjesa më e madhe e të shtrirëve në repartin intensiv të kësaj klinike javëve të fundit, sipas mjekëve, kanë qenë mërgimtarë.

Shifra të larta të të vde dhe të infektuarve janë regjistruar edhe të martën në Kosovë. Infektologu Lirim Tafilaj ka thënë për Ktv se në Infektive nuk ka më vende të lira.

“Për momentin janë të shtrirë 119 pacientë. Janë kapacitetet e plota të mbushura. Disa pacientë janë në gjendje të rëndë. Pacientët që kanë nevojë për hospitalizim, i orientojmë edhe në klinikat e tjera”, thotë Tafilaj.

Pjesa më e madhe e të shtrirëve në repartin intensiv të kësaj klinike javëve të fundit, sipas mjekëve, kanë qenë mërgimtarë.



Ky pacient ka ardhur në Kosovë javë më parë nga Zvicra dhe është në gjendje të rëndë. E një pacient në gjendje më të lehtë thotë se vizita në Kosovë i ka kushtuar me infektim.

“Këtu kom ardhur e kom marrë semundjen në vendin tonë”, thotë Gazmend Zejnullahu, që jeton në Itali.

Gjendja është përkeqësuar në muajin gusht, ndërsa sfidë mbeten kapacitetet e SHSKUK-për të përballuar numrin e madh të të hospitalizuarve, veçanërisht të atyre që kanë nevojë për mjekim intensiv.

TË FUNDIT

TË FUNDIT