12.2 C
Mitrovice
E hënë, 16 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Indeksonline: Agim Bahtiri pritet të jetë kandidat i pavarur në Mitrovicë, Armend Muja kandidat i VV-së

Agim Bahtiri pritet që sërish t’ia mësyjë garës për të parin e Mitrovicës.

Burime të IndeksOnline mësojnë se Bahtiri në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojë si kandidat i pavarur.

Kjo për faktin se Lëvizja Vetëvendosje e ka ndarë mendjen që Armend Muja të jetë kandidatë i kësaj partie për Mitrovicën.

Ky vendim ka ngjallë pakënaqësi të Bahtiri, i cili siç merr vesh IndeksOnline ka vendosur që t’i hyjë garës si kandidat i pavarur.

Për këto zhvillimet, IndeksOnline ka kontaktuar Bahtirin, por ai nuk është përgjigjur.

Kujtojmë që Agim Bahtiri ka qenë për dy mandate kryetar i Mitrovicës. Ai në zgjedhjet e fundit lokale u mund nga Bedri Hamza, i cili vije nga radhët e PDK-së.

Aktualisht, Agim Bahtiri është deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka marrë mbi 20 mijë vota.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT