0.9 C
Mitrovice
E martë, 13 Janar, 2026
spot_img

Incident i rëndë në një kopsht në Pejë, edukatorja sulmohet me mjet të fortë nga nxënësi

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku një nxënës ka goditur edukatoren e tij me një shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 10:40, autoritetet janë njoftuar për incidentin që ka ndodhur në një institucion parashkollor në Pejë. Si pasojë e goditjes me mjet të fortë, edukatorja ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, si dhe prokurori i shtetit, për të hetuar rrethanat e incidentit.

“Sot në orën 10:40, Policia është njoftuar se në një kopsht, një nxënës me një shufër metalike e ka goditur edukatoren me mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime. E njëjta është dërguar në emergjencën në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe Prokurori”, tha për Indeksonline Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Ndërkohë, Indeksonline mëson se rasti ka ndodhur në kopshtin “Pëllumbat e Paqes”, institucion parashkollor në Pejë, ndërsa sipas burimeve, mosha e fëmijës është rreth 7 vjeç./Indeksonline/

TË FUNDIT

TË FUNDIT