Në fshatin Zasellë të Mitrovicës është inauguruar sot ujësjellësi i ri.
Ky është një projekt shumë i nevojshëm për banorët e këtij fshati të cilët më parë përballeshin me mungesë të madhe të ujit, njofton Klan Kosova.
Në ceremoninë që u zhvillua në oborrin e shkollës së këtij fshati, mori pjesë edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe mysafirë të tjerë të qeverisjes lokale.
Aty u bë e ditur se punimet që kanë filluar nga viti 2015, kanë kushtuar rreth 200 mijë euro.