14.7 C
Mitrovice
E martë, 5 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Imer Imeri: I vetmi Hashim Thaçi ka kërkuar që të zbulohen vrasjet e anëtarëve të LDK-së

Imer Imeri gjatë dëshmisë së tij në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, përmendi rrahje, tortura e keqtrajtime.

Madje, Imeri tha se ishte takuar me ish-presidentin, Hashim Thaçi, teksa pohoi se kishin biseduar me të për këtë çështje, duke thënë se ai ishte i vetmi që kërkoi të zbulohen këto raste, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

“Po, e kam pyet. Tha se nuk e ka ditë. Ka shprehur keqardhje. I vetmi Hashim Thaçi ka kërkuar në media që të zbulohen këto raste, vrasjet e LDK-së, e ka thirrë prokurorin e përgjithshëm në atë kohë dhe u deklaru”, tha Imeri duke e përshkruar takimin me Thaçin në fund të vitit 2016.

Tutje, Imeri tha se nuk është kontaktuar nga askush tjetër nga UÇK-ja për rastin e tij pas luftës, ndërsa u përgjigjej pyetjeve të mbrojtëses së viktimave, Maria Radziejowska.

Imer Imeri është dëshmitari i radhës i Dhomave të Specializuara, dëshmia e të cilit ka nisur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Speciale.

Ai është dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Imeri vitin e kaluar e kishte pranuar se do të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale.

/Reporteri.net/.

TË FUNDIT

TË FUNDIT