22 C
Mitrovice
E hënë, 6 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Iku i nxehti, bëhuni gati për masa më të ftohta ajrore

Rrymimet ajrore kanë ndryshuar këtë fundjavë dhe ato të nxehta jugore e jugperëndimore janë zëvendësuar nga rrymime të ftohta nga veriu e verilindja të cilat erdhën pas kalimit të frontit të ftohta natën e kaluar.

Pas kalimit të frontit sot moti u stabilizua dhe kemi rreze të shumta diellore, por mbrëmja dhe nata pritet të jenë mjaft të ftohta për këtë periudhë kohore veçanërisht në zonat kontinentale të territoreve tona. Temperaturat minimale pritet të ulen deri në 5 ose 4 gradë Celsius e në viset kodrinore-malore mund të ulen edhe më shumë dhe ka gjasa për brymë nëse nata do të jetë krejtësisht e kthjellët.


Në zonat mesdhetare do të vazhdojë mot i këndshëm gjatë kësaj jave me alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Nuk priten temperatura të larta këtë javë, por as nuk do të jetë shumë ftohtë.

Të hënën shkurtimisht do të ketë rritje të temperaturave deri pasdite vonë kur pritet të ketë shtim të vranësirave me riga lokale shiu. Nga e marta ulje e temperaturave dhe na pret mot relativisht i ftohtë për këtë periudhë kohore. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta lokale. Herë pas here, vende-vende mund të ketë edhe reshje shiu kryesisht të dobëta dhe lokale. Në viset e larta malore mund të ketë fjolla afatshkurtra bore.

Pra, para nesh një javë tipike vjeshtore, me intervale kohore me diell, vranësira të shpeshta lokale dhe reshje të dobëta kalimtare. Mëngjeset dhe netët pritet të jenë të ftohta dhe me mundësi për mjegull dhe ndoshta edhe ngrica të dobëta në viset më të larta. Në viset mesdhetare shumë pak reshje, më shumë diell dhe temperatura pak mbi 20 e deri në 25 gradë Celsius. Në zonat kontinentale temperatura maksimale rrallë herë do të kalojë 20 gradë Celsius.

Reshjet e dendura janë pas nesh dhe gjatë kësaj jave nuk priten reshje të intensitet të lartë, por reshjet do të jenë kalimtare dhe në pjesën më të madhe të territoreve tona kryesisht të dobëta./MeteoBallkan

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT