12.4 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

IKSHPK jep këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit: Mos e lidhni zonën e kafshuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë disa këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, IKSHPK njofton se në Kosovë deri tani është e ditur se jetojnë katër lloje të gjarpërinjve, ndër ta lloji helmues Vipera Ammodytes – nepërka.

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që në rast kafshimi nga gjarpri, të telefonojnë menjëherë numrin 194, familjarët apo të afërmit.

“Shumica e kafshimeve të gjarpërinjve ndodhin në krahë, kyçe ose duar. Simptomat tipike të një kafshimi jo helmues janë dhimbja, lëndimi dhe gërvishtjet në vendin e kafshimit.

Pas një kafshimi helmues gjarpri, zakonisht ka dhimbje serioze dhe ndjeshmëri në vendin e kafshimit. Kjo mund të përkeqësohet në ënjtje dhe mavijosje.

Të përziera, frymëmarrje e vështirësuar dhe ndjenja e dobësisë, si dhe një shije e çuditshme në gojë.

Ndonjëherë, një gjarpër helmues mund të kafshojë pa injektuar helm. Kjo quhet pickim i thatë”, janë disa nga simptomat të cilat i veçojnë në Institut, teksa përmes ilustrimeve kanë treguar se si duhet vepruar në të tilla raste.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT