Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka dalë me një apel pas 461 rasteve të reja me COVID-19.
Në këtë apel IKSHPK ka thënë se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Tutje ky institut ka dalë me disa rekomandime për qytetarët.
“1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës”, thuhet në apel.
Më poshtë keni njoftimin e plotë nga IKSHPK.






