7.3 C
Mitrovice
E enjte, 9 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Ikja nga ballafaqimi, Mehmetaj: Jam i mrekulluar që jetoj në një shtet ku media e zbyth pushtetin

Vendim i pushtetit për t’iu ikur ballafaqimeve në studiot kryesore televizive në vend ndërsa zhvillohet fushata e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, u vlerësua si një “fitore e jashtëzakonshme” për mediat nga gazetari Lirim Mehmetaj.

Gjatë një paraqitje në emisionin “Debat Plus”, Mehmetaj e përshkroi bojkotin si një triumf të medias kundrejt pushtetit.

Sipas tij, ky bojkot tregon se mediat, përmes fuqisë së diskursit, kanë arritur ta “zbythin” pushtetin.

“Çka ka ndodh me bojkotin e Vetëvendosjes ndaj mediave – jam shumë i lumtur, është fitore e jashtëzakonshme e mediave. Nuk ka ma a fitojnë mediat. Është definitive. Fituan! Dmth, partia, që përmes diskursit ka arrit t’i mposhtë secilin kundërshtarë dhe është njoftë për diskurs. Madje partitë tjera kanë thënë mos të shkojmë të diskursi i tyre sepse aty na mposhtin, sepse janë më të fortë, ju ka thanë anëtarëve të vetë mos folni më me ata. Kjo është fitore e jashtëzakonshme. Unë jam i mrekullum që jetoj në një shtet ku media, vetëm me fjalë, e zbythë pushtetin që e ka aparatin e dhunës legjitime” – tha Mehmetaj në “Debat Plus”

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT