27.1 C
Mitrovice
E hënë, 16 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Ikja e infermierëve, shqetësuese – 270 u larguan për pesë muajt e parë të 2025-s

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, 270 infermierë janë larguar nga Kosova për të punuar jashtë vendit.

Sipas Odës së Infermierëve të Kosovës, mesatarisht, mbi 300 infermierë çdo vit e braktisin sistemin shëndetësor të Kosovës, për të gjetur kushte më të mira pune, paga më të larta dhe siguri profesionale në vendet e rajonit, por kryesisht në Gjermani.

Leonora Bakija nga Oda e Infermierëve të Kosovës ka bërë të ditur se infermierët, që planifikojnë të punojnë jashtë shtetit zakonisht kërkojnë dokumente, si vërtetimi për Kodin Etik dhe licenca në versionin jo të plastifikuar.

Gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, rreth 270 infermierë janë larguar nga vendi për të punuar jashtë. Infermierët, që planifikojnë të punojnë jashtë shtetit zakonisht kërkojnë dokumente, si vërtetimi për Kodin Etik dhe licenca në versionin jo të plastifikuar. Në vitin 2024, Oda i ka lëshuar 119 vërtetime për Kodin Etik dhe 325 licenca të paplastifikuara, ndërsa vetëm nga janari deri më 10 qershor të vitit 2025, janë lëshuar 43 vërtetime dhe 93 licenca, që korrespondojnë me kërkesat e infermierëve për punësim në shtete të Evropës, kryesisht në Gjermani”, ka deklaruar ajo për Kohën.

Bakija thekson se ikja e madhe e infermierëve po krijon boshllëqe serioze në institucionet shëndetësore, ku në disa raste ato mbesin pa staf të mjaftueshëm, për t’i mbuluar ndërrimet e rregullta.

Në disa spitale dhe qendra shëndetësore në Kosovë është raportuar se largimi i infermierëve po ndikon në mungesën e stafit dhe po rrit ngarkesën tek ata që mbeten në vendin e punës. Oda i ka përsëritur thirrjet e saj ndaj institucioneve shtetërore për ndërmarrjen e masave konkrete, që do të ndihmonin në mbajtjen e kuadrove shëndetësore në vend”, ka shtuar ajo.

Sipas të dhënave nga Oda e Infermierëve të Kosovës, gjatë tri vjetëve të fundit vendin e kanë lëshuar rreth 1 mijë infermierë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT