17.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Ik një i burgosur nga burgu i Smrekonicës, suspendohet një oficer

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i dënuar me inicialet F. H. është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur.

Në njoftim thuhet se i dënuari ishte gjithashtu përfitues i vikendit dhe se herën e fundit që ka shfrytëzuar vikendin ishte nga data 01 deri më 03 të këtij muaji.

“Për largimin e tij nga institucioni është përgatitur letërrreshtimi dhe është njoftuar edhe policia”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, është suspenduar oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT