18.3 C
Mitrovice
E premte, 26 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Igballe Islami: Arritja më e madhe në Drejtorinë e Financave ishte konsolidimi i buxhetit, përkushtimi ndaj qytetarit prioriteti im, Tahiri fiton pa balotazh

Kandidatja për Kuvendin Komunal të Mitrovicës me numrin 3 nga PDK, Igballe Islami, ishte e pranishme në një intervistë në Kanal 10 ku foli për sfidat buxhetore te mandatit që po shkon, shkruan Mitrovica SOT

Ajo tha se sfidat kanë qenë të mëdha jo vetëm për faktin se Drejtoria e Financave është “zemra e menaxhimit komunal” por edhe për faktin se kanë trashëguar borxhe dhe janë përballur me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore përmbarimore si pasojë e kontratës kolektive dhe obligimeve të tjera nga qeverisja paraprake.

Drejtoresha e Financave tha se me një menaxhim të duhur u arrit konsolidimi i buxhetit dhe kjo është arritja më e madhe dhe menaxhimi i parasë publike për projekte kapitale.

Ajo poashtu foli për prioritetet e saj në garën për Kuvendin Komunal ku tha se synon të jetë zë i fuqishëm në përfaqësimin e interesave të mitrovicasve dhe të jetë pjesë e hartimit të politikave lokale.

Tutje, ajo shprehu bindjen se Arian Tahiri do të fitojë pa balotazh./MitrovicaSOT

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT