4.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img

Idrizi: Kërkojmë llogari për vdekjen e 26 vjeçarit, sepse dorëheqja është akt moral



Deputetja e PDK-së Valdete Idrizi ka thënë se anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut kanë kërkuar përgjegjësi pas vdekjes së 26 vjeçarit nga Gjilani në karantinën në Qendrën e Studentëve.

“Natyrisht secili prej anëtarëve të këtij komisioni përveç që i shprehëm shqetësimet tona rreth neglizhencës që ka pasë Ministria e Shëndetësisë po kërkojmë llogari, sepse dorëheqja është akt moral. Në anën tjetër përgjegjësisë nuk mund askush t’i ik. PDK-ja ka shprehur kërkesën për inicimin e një komisioni të posaçëm hetimor, edhe ne si komision e kemi shprehur gatishmërinë që ta përkrahim në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Njëra prej vendimeve që i morëm është që si komision të vizitojmë Qendrën e Studentëve edhe aeroportin, atë trasenë prej ku vinë të riatdhesuarit, por pse jo edhe pikat kufitare. Këto ishin disa prej temave që ne i diskutuam në komision”.

Idrizi ka thënë se në mbledhjen e këtij komisioni kanë diskutuar edhe për trajtimin e njëjtë që duhet ta kenë të gjithë ata që riatdhesohen në Kosovë dhe duhet të karantinohen për dy javë.

“Ajo çka është shqetësuese për të gjithë anëtarët në komision është trajtimi jo i barabartë i njerëzve për t’u futur në karantinë apo jo, sepse personi në karantinë është i privuar prej lirisë. Ne nuk duam të ndikojmë në organet e drejtësisë, por të gjithë ata njerëz që janë riatdhesuar kanë emra dhe mbiemra, ashtu si edhe numri i atyre që kanë hyrë brenda dhe atyre që kanë dalë jashtë vetëm pse kanë pasur lidhje apo të njohur dikë.

“Ka qenë neglizhencë tjetër që edhe duke e pasur parasysh informatën për gjendjen jot ë mirë shëndetësore, Agon Musliu është vendosur në katet e larta. Janë disa shqetësime që kemi diskutuar, por kërkojmë dhe shpresojmë që shumë shpejt do të ndriçohet ky rast, sepse është i pafalshëm”.


TË FUNDIT

TË FUNDIT