27.8 C
Mitrovice
E premte, 5 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Ibishi flet për idenë e Kurtit: Shërbimi ushtarak nga mosha 18-45 vjeç, modeli zviceran më i përshtatshmi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka folur për idenë e kryeministrit Kurti për shërbimin ushtarak të obliguar.

Ai ka thënë se kjo ide është e mirë duke pasur parasysh se FSK që kemi tash gradualisht shkon drejt plakjes dhe kërkohen resurse të reja humane. Megjithatë Ibishi thotë se kjo nuk mund të implementohet menjëherë. “Mund të fillojë brenda dy-tri viteve por në faza të vazhdueshme”.

Eksperti i çështjeve të sigurisë thotë se ka dëshirë nga të rinjtë për të kryer shërbim ushtarak për tre muaj madje sipas tij ka edhe të interesuar që trajnimin të kryejnë pa armë. Ibishi thotë se situate në ët cilën ndodhet bota ku janë paraqitur kërcënime dhe rreziqe të reja nga terrorizmi apo nga Rusia, shumë shtete evropiane po e rikthejnë shërbimin e obliguar ushtarak. “Pos vendeve skandinave dhe baltike që tashmë e kanë rikthyer sistemin e obliguar ushtarak, ka tendenca që edhe shtete tjera si Gjermania, Hungari por edhe Serbia dëshirojnë të kthejnë shërbimin e obliguar ushtarak”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT