8.8 C
Mitrovice
E hënë, 26 Janar, 2026
spot_img

Ia mundësoi kuorumin, Lumir Abdixhiku uron Vjosa Osmanin për postin e ri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Vjosa Osmanin pasi u zgjodh Presidente e Kosovës.

Abdixhiku është parë në sallën e Kuvendit duke u uruar publikisht Osmanin.

Të dy më herët kanë qenë bashkëpartiakë në LDK dhe bënin pjesë në të ashtuquajturin “Brezi i Republikës”.



Abdixhiku si kryetar i LDK-së ka vendosur që të votohet Osmani ka LDK si grup parlamentar.

Por në anën tjetër, Agim Veliu, Avdullah Htoi dhe Driton Selmanaj vendosën mos të votojnë Osmanin.

Me 71 vota pro, asnjë kundër dhe 11 të pavlefshme, Vjosa Osmani-Sadriu është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pas raundit të tretë. Personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota, ka marrë shumicën e votave në Parlament.



Kështu, e diela e 4 prillit, është dita kur Osmani mori edhe zyrtarisht legjitimitetin nga deputetët.

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe komunitet joshumicë votuan pro Osmanit derisa ish-partia e kësaj të fundit, LDK-ja, i mundësoi kuorumin [me përjashtim të treshes; Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj].

TË FUNDIT

TË FUNDIT