1.2 C
Mitrovice
E diel, 1 Shkurt, 2026
spot_img

Ia mori 9 mijë euro, si u mashtrua gruaja kosovare e sëmurë

Një personit me inicialet A.M. nga Ferizaj, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore.

40-vjeçari po dyshohet se në vazhdimësi në dy muajt e fundit ka mashtruar bashkëqytetaren Bukurije Sadiku duke i thënë se do ta dërgojë për operim në zemër, njofton Klan Kosova.



Nga 42-vjeçarja, ferizajasi mori mbi nëntë mijë euro duke i prezantuar asaj fatura e dokumente false, por intervenimi kirurgjik nuk u realizua asnjëherë.

Viktima të hollat i kishte mbledhur nga njerëzit e vullnetit të mirë që i kishin dhënë për shërimin e saj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT