Të shpeshta janë bërë rastet kur zyrtarët shtetëror bëjnë gabime nga më të ndryshmet.
Një i tillë është bërë sot edhe nga ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh kandidat i Prishtinës nga radhët e LVV-së, Arben Vitia.
Në një postim në Facebook, Vitia e ka prezantuar ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, si ministre të Punëve të Brendshme, shkruan Reporteri.net.
Këtë gabim, Vitia e ka bërë teksa ka shkruar lidhur me vizitën e tij dhe të kryeministrit Albin Kurti në muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr.Ibrahim Rugova”.
Këtë pastaj e ka përmirësuar, e kjo gjë vërehet në ndryshimet në postimin në fjalë





