Analisti Bleron Baraliu, i cili dikur mbështeste hapur VV-në dhe Kurtin, e ka kritikuar Luan Dalipin, këshilltarin e Albin Kurtit, i cili i ka uruar fat vëllait të tij për futjen në tregun e shitblerjes së energjisë në Kosovë.
Ai ka vlerësuar se ajo që ka shkruar Dalipi për vëllain e tij është hipokrizi e lartë.
Barali, ia ka rikujtuar Dalit se është shef i kabinetit të kryeministrit dhe nuk duhet të përzihet në disa çështje.
“Luan – unë jam i prirë të besoj në anën më pozitive të mundshme të njerëzve. Nga ky prizëm, nuk të shoh me faj as jam në vijë me gazetarët në gjah. Në fakt të njoh mjaftueshëm që të besoj se nuk je i korruptuar… Por, sqarimi yt këtu është shumë i mangët dhe më shumë krijon konfuzion se sa shmang pluhurin. Pra, nga çfarë ke shkruar, kjo është e bezdisshme sipas mendimit tim. Më së shumti mbi standardin e dyfishtë dhe hipokrizinë e lartë — sepse je shef kabineti në një qeveri cinike që seciëin biznes në Kosovë pak a shumë e sheh si konflikt interesi dhe mikroborgjezi të ndërtuar mbi korrupcion. Veç kujto atë thënien ‘dajët e hallat janë për dasëm…’ P.s. gazetaria në Kosovë është në gjendje të mjerë profesionalizimi për dekada të tëra, por kjo nuk i amniston sulmet e juaja alla Trump. Jeni bërë të rrezikshëm në këtë rrafsh.”, ka komentuar Baraliu në statusin e Dalipit.
Ky i fundit nuk ka vonuar shumë dhe i është përgjigjur Braliut, duke i thënë se nuk pajtohen me vlerësimin e tij.
“Falemnderit për mesazhin, Bleron. Edhe pse nuk kemi pasë mundësinë të njihemi më mirë, besoj që po të më kishe njohur më nga afër, do të më vlerësoje edhe më shumë. 😊 Që nga viti 2001, e kam promovuar me përkushtim sektorin privat si shtyllë të mirëqenies së vendit, dhe në këto katër vitet e fundit si Qeveri kemi ndërmarrë shumë reforma sistemore për përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes, si dhe kemi mbështetur më shumë se 2 mijë kompani me masa të ndryshme qeveritare. Prandaj, me gjithë respektin, nuk pajtohem me pohimin tënd për mënyrën se si shihen apo konsiderohen bizneset”, ka replikuar Dalipi.