20.8 C
Mitrovice
E enjte, 18 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

‘I zbatojnë prej Zajednicës e teposhtë’, Gorani: Zhurma tani është në funksion të manovrave elektorale

Opinionisti Dukagjin Gorani tha në një përgjigje për Nacionalen se ndonëse nuk pret që tash në fund të mandatit Qeveria e tanishme e Albin Kurtit të zbatojë Asociacionin, ajo me patjetër që do të zbatohet nga qeveria e ardhshme që do të bëhet.

Êshtë e pashmangshme që ujditë ndërkombëtare do të zbatohen thotë Gorani. Zhurma tani është në funksion të manovrave elektorale.

“Sidoqoftë, ose kjo qeveri, ose ajo që vjen pas saj, do ta implementojë detyrimisht Marrëveshjen e Ohrit duke filluar prej Zajednicës e teposhtë. Gjithçka tjetër që thuhet është vetëm taktizim elektoral dhe mashtrim i opinionit. Natyrisht, nuk pres që kjo qeveri ta zbatojë atë në fund të mandatit. Në anën tjetër, BE dhe SHBA nuk kanë mekanizma të tjerë të detyrimit përtej sanksioneve ekonomike dhe dhe izolimit politik. Meqë aktualisht asnjëri nuk po kryen punë do të vazhdohet me të vjetrën deri në zgjedhjet e reja”, tha Gorani.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT