1.2 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

I vdiq vëllai nga koronavirusi, reagon kryetari i Rahovecit: Shumë e rëndë ndarja nga ti

Pas vdekjes së vëllait nga koronavirusi, ka reaguar i pari i Rahovecit, Smajl Latifi, shkruan Gazeta Metro.

Latifi thotë se është shumë e rëndë ndarja me vëllain, derisa ka thënë se Ademi ka qenë shtylla e familjes.

“E rëndë, shumë e rëndë ndarja nga ti, baca Adem”, ka shkruar Latifi.

Ai gjithashtu ka treguar se ceremonia e varrimit do të bëhet sot në orën 18:00.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar familjarë, miq e dashamirë!

Me dhimbje të thellë ju njoftoj se sot ka ndërruar jetë vëllai im Adem (Malush) Latifi.

E rëndë, shumë e rëndë ndarja nga ti, baca Adem!

Më ishe më shumë se vëlla. I gatshëm të përqafoje idetë përparimtare dhe gjithmonë i preokupuar për të mirën e përgjithshme. Ishe shtyllë e fortë ku mbështetej familja jonë. I thjeshtë, parimor dhe i përmbajtur si rrallë të tjerë, i kreve pa u ndjerë obligimet familjare e shoqërore me përkushtim. Dallgët e jetës të goditën, por nuk u theve dot. Të mposhti sëmundja që po bën kërdi në mbarë botën, por tani e kuptuam edhe më mirë sa shumë të kemi dashur. Mungesën tënde do ta ndjejmë, jo vetëm ne familjarët, por edhe shoqëria e ngushtë dhe e gjerë.

Shembull i punës e i përkushtimit për të mirën e përgjithshme dhe punëtor i pafjalë e shembullor.

Varrimi bëhet sot me datë 1 gusht 2020 në ora: 18:00, në varrezat e fshatit Ratkoc.

Prehu në paqe, baca im Adem!

Të pikëlluar familja Latifi!./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT