1.2 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

I vdes mësuesja e parë, Veseli e kujton si model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese të mrekullueshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se sot ka ndërruar jetë mësuesja e tij e parë, Kimete Qela Ymeri.

Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se mësuesja e tij ishte model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Sot jam shumë i pikëlluar, sepse mësuesja ime e parë, Kimete Qela Ymeri, ka ndërruar jetë. Ky lajm i trishtë më mërziti pa masë. Ishte njeri i mirë, grua model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme. Ishte frymëzim për mua. Nuk do ta harroj kurrë. Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve! Pushofsh në paqe, mësuesja ime!

/Reporteri.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT