6.2 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

I riu fut marihuanën në frenin e dorës në veturë, kapet nga Policia në Mitrovicë

Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini” në Mitrovicë, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të veturës dhe të të dyshuarit 24-vjeçar P.H, zyrtarët policorë kanë sekuestruar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, që u gjet te freni i dorës në veturë dhe një tabak me letra që shërbejnë për mbështjellje.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për posedim të paautorizuar të narkotikëve

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT