25.8 C
Mitrovice
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

I quajti nomadë, Lushaku-Kurtit: Deputetët kanë shtëpi, atë që ti dikur e gjuaje me molotov

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili i quajti “nomadë” deputetët opozitarë që nuk po marrin pjesë në konstituimin e Kuvendit.

Lushaku-Sadriu e ka akuzuar Kurtin për hipokrizi dhe tentim për uzurpim të institucioneve përmes shkeljes së procedurave dhe cenimit të demokracisë.

Sipas saj, deputetët kanë “shtëpi”, atë që siç thotë ajo dikur Kurti e gjuante me molotov e që sot po përpiqet ta uzurpojë.

“Deputetët kanë shtëpi, atë shtëpi që ti dikur e gjuaje me molotov, atë shtëpi që sot po përpiqesh ta uzurposh, duke tentuar të imponosh vullnetin përmes shkeljes së procedurave dhe cenimit të demokracisë”.

“Është koha, deputet Kurti, ta kuptosh edhe ti se Kuvendi është shtëpia jonë dhe nuk duhet të sulmohet as me fyerje, as me molotov e as me përpjekje për imponim vullneti. Meqë nuk po mundesh, është koha të lëshosh rrugë”, ka shkruar deputetja e LDK-së.

Derisa po merrte pjesë në gurëthemelin e pishinës gjysmë-olimpike publike në Komunën e Podujevës, Kurti para gazetarëve i quajti deputetët e partive tjera politike, “nomadë”, pasi sipas tij, ata që s’po duan të konstituohet Kuvendi, s’duan shtëpinë e tyre, ashtu siç tha ai janë dhe nomadët.

“Tash për tash ata janë në fazën që Republika e Kosovës të ketë Kuvend të Republikës. Nuk ka Kuvend që i nevojitet ndonjë deputeti sikurse atyre opozitarë. Më lejoni që deputetët opzitarë të cilët nuk po duan që Kosova të ketë Kuvend, që ata të kenë shtëpi, ti quaj deputetë nomadik, pasi nomadët janë ata që s’dëshirojnë të kenë shtëpi”, tha Kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT