3.7 C
Mitrovice
E diel, 22 Shkurt, 2026

I jepet lamtumira e fundit shtatzënës 28-vjeçare që humbi jetën nga COVID-19

Sot në mesditë iu dha lamtumira e fundit 28-vjeçares nga Vushtrria, Liberta Selaci, e cila mbrëmë humbi jetën si pasojë e infektimit me coronavirus.

Mjekja e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi, bëri të ditur të shtunën se e ndjera ishte shtatzënë në javën e 25-të.

Ceremonia mortore u zhvillua vetëm me rrethin e ngushtë familjar dhe miqtë e afërm, duke respektuar masat anti-COVID.



Të afërm të 28-vjeçares kanë publikuar në rrjete sociale pamje nga ceremonia e varrimit.

28-vjeçarja ishte një nga grimeret më të njohura në Vushtrri dhe la pas vetes bashkëshortin dhe një vajzë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT