Një person ka raportuar në Policinë e Prizrenit se ka rënë pre e mashtrimeve përmes mesazheve elektronike, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Policisë në Prizren, viktima pasi kishte pranuar një mesazh se kinse ka fituar një dhuratë, i njëjti për këtë kishte paguar rreth 20 mijë euro përmes transaksioneve bankare nga data 20 shkurt.
“Viktima pasi kishte pranuar një mesazh se ka fituar një dhuratë dhe në kundërvlerë të kësaj dhurate i njëjti kishte paguar rreth 20.000 (njëzet mijë euro), e ka parë së tashmë është mashtruar dhe ka kërkuar ndihmë e policisë. Viktima këto para i kishte paguar përmes transaksioneve bankare nga data 20 shkurt 2021 deri më tani, duke mos e ditur se është mashtruar. Policia në Prizren në konsultim me prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për rastin e mashtrimit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.
Po ashtu, Policia ka bërë thirrje tek qytetarët që të kenë kujdes dhe mos të pranojnë asnjë mesazh të dyshimtë përmes rrjeteve telefonike apo mesazheve telefonike./Gazeta Sinjali/



