-3.2 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

I biri i dëshmorit Artim Jashari kujton babain në 24 vjetorin e rënies: Nëna e mbajti amanetin që ia ke lënë

Në 24 vjetorin e rënies së dëshmorit Artim Jashari, biri i tij, Endriti, ka përkujtuar momentet kur bashkë më nënën e tij e varrosen trupin e të atit.

“Babë, edhe pse i vogël, nuk të lash mbi dhe… me duart e mija të vogla e preka flamurin me të cilin ishte i mbuluar trupi yt”

“Koha po kalon shpejt, malli për ty sa vjen e shtohet. Me nënën atë ditë t’a dhamë dhamë lamtumirën, duke mos të të harruar kurrë. Të kemi kujtuar çdo ditë, të dy… Ajo e mbajti amanetin që ti i’a ke lënë. Më ka rritë me krenari duke më treguar sa trim e sypatrembur ishe”, ka shkruar Endriti, transmeton Klankosova.tv.

Endriti, 24 vjet pas tash e vesh uniformën ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, teksa në rreshtat kushtuar babait thotë se “nënës i mbushen sytë me lot dhe më thotë: Biri im, sa shumë i ngjan babait tënd”.

“Kur mbaj armën në duar, më duket se ndiej fuqinë tënde. Edhe pse nuk je në mesin tonë, unë dhe nëna kemi ndjerë gjithmonë mbrojtjen tënde nga lart”

“Jam shumë krenar që gjaku yt, rrjedh në damarët e trupit tim!
Të përkujton me mall e krenari,
Biri yt,
Endriti”, shkroi ai, përcjell Klankosova.tv

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT