6.6 C
Mitrovice
E premte, 13 Shkurt, 2026

Hyseni për VV-në: Këta prodhojnë realitet përmes propagandës, reagimi i Qeverisë i vonshëm

Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka thënë se Qeverisë iu desh një reagim i madh nga publiku që të reagojë për gjendjen në Decan ku më shumë se 1500 persona janë të helmuar.

Ai thotë se Qeveria reagoi shumë me vonesë, ndërkohë që edhe ende ka mungesë të barnave.



“Cka vlen me përmend është se na ka një qeveri i vetmi vend me të cilin reagojnë është reagimi i publikut. Vetëm pasi reaguan gazetat dhe publiku i gjerë këta e morën seriozisht. Marrëdhënia me publikun, cka e karakterizon këtë qeveri si asnjë tjetër, është se këta krijojnë një realitet si askush tjetër me anë të propagandës”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7.

“Nuk mund të dimë se si ka arritur deri te k kjo gjendje. Cka lven me përmend është se reagimi i qeverisë është i vonshëm. Kur po flasim, atje ka mungesë të barnave për pacientët që po trajtohen. Në raportin e tij të 100 ditëshit Kurti përmend se si e ka marrë qeverinë më 6 vdekje dhe po e kalon pa asnjë. Pra ngjarje që janë duke ndodhur në gjithë botën, pasi askush nuk është mbyllur, këta e shkruajnë si sukses. Pra gjëra sikur janë rritur taksat, 5 mujorin e vitit të kaluar ne kemi qenë të mbyllur. Duhesh me qenë idiot që t’i besosh kësaj. Këta krijojnë realitet përmes propagandës”, shtoi ai. /Gazeta Express/

TË FUNDIT

TË FUNDIT