Hykmete Bajrami nga LDK-ja, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po shpërndan lajme të rreme në lidhje me të.
Ajo tha se një lajm i rrejshëm po shpërndahet se gjoja ajo ka thënë se “LDK do t’i ndalë shtesat për fëmijë”.
“Stop propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo deklaratë është e rreme dhe e fabrikuar. Asnjëherë nuk kam thënë se shtesat për fëmijë duhet të ndalen. Me LDK-në në qeverisje, mbështetja për familjet dhe fëmijët nuk do të përdorën si kërcnim gjatë fushatave zgjedhore. Shtesat do të rregullohen me ligj, do të jenë të garantuara dhe të qëndrueshme. Me vjen keq që 6 vjet s’keni asnjë rezultat, po mundoheni me demtu oponentët politikë me shpifje. Jeni të mjerë”, ka thënë ajo.




