21.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Hykmete Bajrami i kërkon përballje Hekuran Muratit: Zgjedhe televizionin, kohën e panelin, unë jam gati

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka kërkuar përballje televizive ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Në një postim përmes të cilit i ka reaguar shkrimit të fundit të Muratit lidhur me inflacionin dhe rritjen e çmimeve, Bajrami i ka bërë ftesë publike ministrit të Financave që të përballen në ndonjërën nga studiot televizive në vend.

Sipas saj, të dhënat e fundit të publikuara nga Murati janë manipulime dhe për këtë thotë se mund ta ballafaqojë me fakte.

“E për “çmime të ulta”, për “reforma”, për “progres” i bëj ftesë publike Hekuran Muratit që të përballemi në njërën nga studiot televizive dhe t’i ballafaqojmë propagandën me fakte e të shohim se cilës do t’i besojnë qytetarët.

Hekuran,

Zgjedhe televizionin, zgjedhe kohën, zgjedhe panelin – unë jam e gati”, shkroi Bajrami.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT