Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Kçiq të Mitrovicës, shkruan Gazeta Metro.
Si pasojë e këtij aksidenti, dy drejtuesit e makinave meshkuj kanë pësuar lëndime trupore të rënda.
Njëri prej tyre nuk ka mundur t’iu mbijetojë lëndimeve dhe pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë.
“Fsh. Kqiq, Mitrovice Jugu 09.05.2021-13:20. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasoj e aksidentit, të dy drejtuesit meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku njeri prej tyre ka vdekur”, thuhet në raportin e policisë. /gazetametro.net



