9.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Humben jetën dy persona në Kosovë, po hetohen nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka raportuar për vdekje të dyshimta janë shënuar në Kosovë, njëra në Lipjan dhe tjetra në Pervallë, shkruan Gazeta Metro.

Një mashkull nga Lipjani përderisa ishte duke punuar, ka vdekur si pasoj e lëndimeve. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa një rast tjetër e vdekjes se dyshimtë ka ndodhur në Prevallë, viktima mashkull përderisa ishte duke shëtitur bashkë me dëshmitaren femër i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe sipas dëshmitares është alivanosur.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

Rastet e raportuar nga Policia e Kosovës:

“Lipjan,21.09.2021 – 08:51. Viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar , është lënduar dhe si pasoj e lëndimeve, viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”.

Prevallë, 21.09.2021 -15:03 Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke shëtitur në pyll, bashkë me dëshmitaren femër kosovare, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe sipas dëshmitares është alivanosur. Në momentin e arritjes së njësisë policore në vendin e ngjarjes viktima nuk ka dhënë shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT