4.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img

Humb jetën nga koronavirusi infermierja nga Ferizaji

Eshtë ndarë nga jeta infermierja e pensionuar Hysnije Haliti në komunën e Ferizajt.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj ka njoftuar se e ndjera ka qenë e sëmurë me Covid-19. Ajo do të kujtohet si një nga infermieret e para në këtë komunë.

“Me dhembje të thellë morim lajmin për e infermieres në pension znj. Hysnjie Haliti nga virusi COVID-19. Zonja Hysnjie, 71 vjeçare, ishte njëra nga infermieret e para shqiptare në trevën e Ferizajt dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në avancimin e shëndetësisë Ferizajase”.

“Personeli i QKMF-Ferizaj do ta kujtojë përherë shembëlltyrën e saj fisnike dhe virtytet e larta njerëzore. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës! Pusho në paqen e paskajshme kolege e nderuar!”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT