32 C
Mitrovice
E hënë, 21 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Humb jetën edhe një person si pasojë e lëndimeve në vendin e punës

Një person ka mbetur i vdekur të hënën, pas lëndimeve të marra në vendin e punës në një punishte në komunën e Istogut.

“Sot jemi njoftuar nga QKUK-ja se kishte vdekur një person i cili ishte aksidentuar ditë më parë në vendin e tij të punës. Më 24 qershor ka ndodhur rasti, rreth orës 17:25, në fshatin Zallq të Istogut. Viktima kishte rënë nga skelet prej katit të tretë të një objekti ku ishte duke punuar”, tha Gashi e shtoi. “Ai u dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal, por për shkak të lëndimeve u transferuar për trajtim në QKUK”.

Tutje Gashi bëri të ditur se kanë filluar hetimet. si dhe inspektori i punës ka dalë në vendngjarje.

“Lidhur me rastin kanë filluar hetimet. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe inspektori i punës. Prokurori ka kërkuar të njoftohet me shkrim lidhur me rastin me të gjitha detajet. Ai po ashtu është në pritje të raportit nga inspektori i punës që më pas të ndermerren edhe hapa të tjerë të nevojshëm”, deklaroi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Po ashtu, sot në Gjakovë ndodhi një ngjarje tragjike, ku dy persona humbën jetën në vendin e tyre të punës. Ata kishin rënë nga kati i tretë i një objekti i cili ishte në ndërtim./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT