Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj po deklaron se partinë që po përfaqëson ai po e godet Gjykata Speciale nga jashtë, kurse nga brenda po e godet Ramush Haradinajt i AAK’së, shkruan Gazeta Metro.
Hoxhaj tha se Ramus Haradinaj po e shantazhon politikën kosovare në këto momente, ku po kërcënon ose me zgjedhje të tij si president ose me zgjedhje të parakohshme në Kosovë.
“Përderisa sa Gjykata Speciale e ka goditur Partinë Demokratike e Kosovës nga jashtë, nga këta muajit e fundit goditjet e vetme që ka marrë PDK ka qenë këto nga zotëri Haradinaj”, tha Hoxhaj, transmeton Gazeta Metro.
“Po goditje, edhe deklarata e fundit është në frymën dhe në vazhdën e këtyre goditjeve, sikurse qëndrimet që ka pasur Haradinaj prej se kur Gjykata Speciale fillimisht e bëri publike atë komunikatën të këtij viti, ju e dini se prej eragimeve të para kanë qenë nga Haradinaj që shpalli kandidaturën për president”, tha Haradinaj.
“Edhe fakti që 3 ditë pas shkuarjes në Speciale të Veselit, Haradinaj kërcënoi nëse nuk ka zgjedhje të presidenti ka zgjedhje të parakohshme, kjo tregon se po e ndjekë një qasje të shantazhit”, ka thënë Hoxhaj në Rubikon.//gazetametro.net