15.8 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Hoxhaj: Nëse do të varej nga Lajçaku, ai do ta njihte Kosovën

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do ta njihte pavarësinë e Kosovës nëse kjo do të varej nga ai për vendin nga ku vjen, Sllovakia.

I ftuar në Desku të KTV-së, Hoxhaj deklaron se duke e njohur Lajçakun pasi që ka bashkëpunuar me të, sipas tij mosnjohja e Sllovakisë nuk ndikon në punën që po bën Lajçaku sa i përket dialogut.


Kështu u deklarua ai pasi komentoi deklarimet e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, gjatë intervistës së djeshme në po të njëjtën studio.

“E dëgjova mbrëmë në intervistën që e kishin pasur mysafir z.Bislimi. Ajo që më bëri përshtypje është që kur merresh me temat e politikës së jashtme, duhet t’i ruaj njerëzit. Kjo nuk ka të bëjë me atë që duhet të jetë servil i dikujt. Nuk e atakon dikë nëse ka një arsye të fortë. Borrelli dhe Lajçak janë aty, ne mun d t’i kritikojmë tërë ditën, por Borrelli nuk është emëruar në atë pozitë për shkak se duhet të merret me Kosovën dhe është spanjoll, a do të duhej Bashkimi Evropian të gjejë një ndërmjetës që do të ishte më pak i anshëm sesa Lajçak për shkak të qëndrimit që ka mbajtur Sllovakia me Kosovën, mund të debatohet, por unë mendoj se Lajçak do ta njihte Kosovën sepse mendoj që e di se çfarë mendon për Kosovën”, tha Hoxhaj.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës gjatë kësaj kohe duhet të dalë me një listë të parimeve dhe të temave për të cilat mund të flasë me Serbinë.

“Duhet ta kenë një mendim më të plotë strategjik se çfarë mendojnë të arrijnë”, shtoi ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT