5.7 C
Mitrovice
E diel, 25 Janar, 2026
spot_img

Hoxhaj: Kurti po synon ta çojë vendin në zgjedhje, po bën ngulfatje të demokracisë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se ndryshimi i ligjit për zgjedhje nuk do të duhej të ishte prioritet në këtë kohë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij Qeveria Kurti do të duhej të merrej me menaxhimin e COVID-19.

“Në vend se në Kuvend të diskutonim se si ta kishim një plan për vaksinim, kur qytetarët e dinë se deri më tash 2 mijë vetë kanë vdeekur nga pandemia, 14 mijë raste aktive, kur ekonomia po shkatërrohet, ne po merremi me një krizë të re. Kjo krizë burimin e ka tek Kurti e tek VV dhe kjo po shpërfaqet tek ligji për zgjedhjet”, tha Hoxhaj në një konferencë për media.

Ai shtoi se reformat zgjedhore do të duhej të ndodhnin me pjeseëmarrje të të gjitha partive, mediave e shoqërisë civile.

“Në propozimin tonë për ndryshim të ligjit për zgjedhje e diskutuam për 12 muaj, këta po duan ta kryejnë për 12 orë. Kjo është ngulfatje e demokracisë”.

“Kurti ka frikë nga pushteti, ka frikë nga përgjegjësitë. Ai nëpërmjet këtij ligji synon ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Përgjegjësi kryesor që vendi të shkojë në zgjedhje është pikërisht Kurti. Ne do ta kundërshtojmë me çdo mjet demokratik këtë”, shtoi Hoxhaj /Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT